Telegrafi

Arsenal 4-1 Crystal Palace: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

during the Premier League match between Arsenal and Crystal Palace at Emirates Stadium on January 20, 2018 in London, England.

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj rivalëve lokal të Crystal Palace me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve pas tri ndeshjeve në kampionat duke mposhtur Palacen në një ndeshje të dominuar për 90 minuta.

Golat në këtë takim u shënuan nga Nacho Monreal (6′), Alex Iwobi (10′), Laurent Koscielny (13′) dhe Alexandre Lacazette (22′) për Topçinjtë, ndërsa për mysafirët shënoi Luka Milivojevic (78′).

Lexo po ashtu Arsenali i kthehet fitoreve në Ligën Premier, fiton thellë ndaj Crystal Palace (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Monreal, i cili pas golit të tij dhe dy asistimeve u vlerësua me notën më të lart 9.2.

Monreal shënoi me kokë pas asistimit të Xhakës (Getty Images)

Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët në ndeshje ishte mbrojtësi Patrick van Aanholt me notë 6.0.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të lart duke u vlerësua me nota 8.4 dhe 7.5. /Telegrafi/

Arsenal:

Vlerësim të lart patën edhe Iwobi, Koscielny dhe Ozil

Crystal Palace: 

Dështuan edhe Kelly, Zaha dhe McArthur