Arsenali ka fituar me rezultat 3-1 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar Unai Emery ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të kampionatit anglez, pasi fituan me rikthim në Emirates ndaj Çekanëve, të cilët kanë tri humbje radhazi tashmë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nacho Monreal (30′), Issa Diop (OG, 70′) dhe Danny Welberck (90+) për vendasit, ndërsa për West Hamin shënoi Marco Arnautovic (25′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u vlerësua me notë 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafir Diop, i cili u notua me 4.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u notuan me 7.3, respektivisht 7.4. /Telegrafi/
Arsenal:
West Ham: