Arsenali ka fituar ndaj Kolnit me rezultat 3-1 në ndeshjen e luajtur në Emirates e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.
Skuadra e Arsene Wenger nuk ka lejuar befasi në ndeshjen evropiane ndaj Kolnit, pasi ka fituar me rezultat 3-1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sead Kolasinac (50’), Alexis Sanchez (67’) dhe Hector Bellerin (82’) për Topçinjtë, ndërsa për mysafirët shënoi Jhon Cordoba (9’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Bellerin me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Jorge Mere që u vlerësua me notë 5.9. /Telegrafi/
Arsenal:
Koln: