Telegrafi

Arsenal 3-0 Watford: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenal (Getty Images)

Arsenali ka fituar me lehtësi ndaj Watfordit me rezultat 3-0 në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë fituar me lehtësi në Emirates Stadium ndaj Watfordit, fitore kjo që i jep shpresë për një vend në katërshe.

Golat për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga Shkodran Mustafi (8′), Pierre-Emerick Aubameyang (59′) dhe Henrikh Mkhitaryan (77′).

Lexo po ashtu Arsenali fiton me lehtësi ndaj Watfordit, shënon edhe Mustafi

Nota më e lartë e ndeshjes ishte 8.8 dhe shkoi për dy lojtarët e Arsenalit, Mkhitaryan dhe Petr Cech.

Henrikh Mkhitaryan (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes ishte 5.8 dhe shkoi për dy futbollistët e Watfordit, Troy Deeney dhe Daryl Janmaat.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Mustafi dhe Granit Xhaka, me mbrojtësin që ishte njëri ndër më të vlerësuarit me 8.5 dhe mesfushori me 7.8. /Telegrafi/

Arsenal:

Paraqitje të lartë patën edhe Mustafi dhe Ozil

Watford: 

Te Watfordi dështuan edhe Prodl dhe Holebas