Arsenali ka fituar me lehtësi ndaj Watfordit me rezultat 3-0 në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Ligës Premier.
Topçinjtë kanë fituar me lehtësi në Emirates Stadium ndaj Watfordit, fitore kjo që i jep shpresë për një vend në katërshe.
Golat për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga Shkodran Mustafi (8′), Pierre-Emerick Aubameyang (59′) dhe Henrikh Mkhitaryan (77′).
Nota më e lartë e ndeshjes ishte 8.8 dhe shkoi për dy lojtarët e Arsenalit, Mkhitaryan dhe Petr Cech.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes ishte 5.8 dhe shkoi për dy futbollistët e Watfordit, Troy Deeney dhe Daryl Janmaat.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Mustafi dhe Granit Xhaka, me mbrojtësin që ishte njëri ndër më të vlerësuarit me 8.5 dhe mesfushori me 7.8. /Telegrafi/
Arsenal:
Watford: