Telegrafi

Arsenal 3-0 Southampton: Nota e Xhakës, Brojës dhe të tjerëve

Arsenali ka fituar me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Southamptonin pas humbjeve nga Manchester United dhe Everton.

Golat në këtë fitore të Topçinjve u shënuan nga Alexandre Lacazette (21’), Martin Odegaard (27’) dhe Gabriel (62’).

Lexo po ashtu Arsenali fiton lehtësisht ndaj Southamptonit

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i kësaj përballje ishte portieri i vendasve, Aaron Ramsdale, që u notua me 8.9.

Në anën tjeter, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Valentino Livramento, i cili u vlerësua me notë 5.9.

Për 81 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Granit Xhaka, i cili u notua me 6.7, ndërsa Armando Broja luajti 79 minuta dhe u notua me 6.4.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/