Telegrafi

Arsenal 2-1 Brentford, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar me forme të mirë në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke vazhduar ndjekjen e një vendi në katërshe.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Emil Smith Roëe (46’) dhe Bukayo Saka (79’) për vendasit, ndërsa Christian Norgaard (90+) për mysafirët.

Lexo po ashtu Arsenali fiton me rezultat të ngushtë ndaj Brentfordit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anglezi Saka, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Vitaly Janelt të mysafirëve që u notua me 6.3.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë dhe mori notë 7.0.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/