Telegrafi

Arsenal 0-2 City: Notat e lojtarëve, Mustafi në mesin e më të mirëve

Mustafi në tentim për të ndalur Sterlingun (Foto: Getty Images)

Manchester City ka fituar në ndeshjen e parë në Ligën Premier për sezonin 2018/19.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Arsenalit në Emirates.

Ishte Raheem Sterling ai që shënoi i pari në minutën e 14, ndërsa Bernardo Silva në minutën e 64.

Bernardo Silva gjatë festës së golit ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)

Më i miri ishte Sterling, ndërsa me notë të lartë u vlerësua edhe Benjamin Mendy, i cili asistoi dy herë në këtë takim.

Te mysafirët paraqitje të mirë bëri edhe mbrojtësi anglez, Kyle Walker.

Shkodran Mustafi gjatë një momenti të ndeshjes mes Arsenalit dhe Man Cityt (Foto: Getty Images)

Te Arsenali më i miri ishte portieri Petr Cech, por edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Ndërsa Granit Xhaka, ashtu si edhe mesfusha e Arsenalit nuk kaluan testin në këtë ndeshje. /Telegrafi/

Notat e Arsenalit:

Notat e Man Cityt: