Site icon Telegrafi

Arritjet në Paris, Kuka i quan si suksesin më të madh deri më tani

Nuk ka dyshim se trajneri i xhudos, Driton Kuka, është i kënaqur me suksesin e arritur të sportistëve nga Kosova në Grand Slamin e Parisit.

Garuesit nga Kosova të udhëhequr nga ai, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, pos paraqitjeve të mira fituan edhe medalje –të artë dhe të bronztë.

Lexo po ashtu Momentet e triumfit të Majlindës dhe Distrias, ndarja e medaljeve dhe intonimi i himnit të Kosovës në Paris (Foto/Video)

“Përshëndetje nga komplet Ekipi ynë! Performanca e sotme (e shtunë) ishte më e mira ndonjëherë, dy medalje, një vend i pestë i Norës dhe dy fitore e një humbje të Akilit, rezultati më i mirë deri tash në gara të këtij niveli!”.

“Brezin për 6 Dan dhuratë nga Agroni! Grand Slam Paris 2017”, ka shkruar Kuka në Facebook.

E pamposhtura Majlinda rrëmbeu Medaljen e Artë pas triumfit në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale.

Derisa Distria, ishte xhudistja e dytë nga Kosova që mori medalje, pas fitores në çerekfinale ndaj francezes Astride Gneto me Ippon. /Telegrafi/

Exit mobile version