Telegrafi

Arrin një milion ndjekës në Instagram, Capital T: Pa ju suksesi im nuk do të kishte kuptim

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur nga Prishtina, Capital T, ka shënuar edhe një tjetër sukses së fundmi.

Shifra e ndjekësve të tij në rrjetin social Instagram është rrumbullakësuar në një milion persona që tashmë ndjekin aktivitetet e reperit.

Lexo po ashtu Capital T paralajmëron koncert të madh solistik më 19 shtator në Tiranë

I lumtur për arritjen e kësaj shifre, Kapo bëri një falënderim të madh për fansat, përmes një posti të publikuar në Instagram.

“Ja kena nise prej 0’s. FALEMINDERIT 1 Milion , rruge e gjate e mbushun me dashni e momente t’pa harrueshme bashke, pa ju krejt suksesi jem skish pase kuptim, vazhdojme bashke ma t’forte se kurr. I juaji Kapo”, janë fjalët e Capital T në Instagram.

Përndryshe, ai është duke shijuar suksesin e këngë “Sytë e tu”, që njëherësh është projekti më i ri muzikor që ai solli për fansat.

Krahas projekteve muzikore, ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte, gjersa ka paralajmëruar një mega koncert për fansat më 19 shtator në Tiranë. /Telegrafi/