E dashura e sulmuesit të Las Vegasit, Stephen Paddock është kthyer nga Filipinet në Las Vegas, ku mbrëmë e kanë pritur në aeroport zyrtarët e FBI-së.
Zyrtarë të Filipineve kanë njoftuar se partnerja e autorit të masakrës në Las Vegas, Marilou Danley, në kohën e sulmit gjendej në Filipine, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësja e emigracionit në Filipine, Antonet Mangrobang ka deklaruar sot se Danley kishte shkuar në Filipine më 25 shtator. I bie që një javë para se i dashuri i saj Paddock, të vriste 59 persona në festivalin e muzikës country në Las Vegas.
Sherifi Clark i cili vazhdimisht pas sulmit në Las Vegas, thoshte se e dashura e sulmuesit konsiderohet “si person me interes”. Ata më pas kanë pranuar se janë në kontakt me të, dhe se në momentin e masakrës gjendej jashtë vendit.
Danley kishte marrë nga Paddock, që cilësohet si njeriu që ka kryer vrasjen më të tmerrshme masive në historinë e SHBA-ve, një pagë prej 100 mijë dollarë disa ditë para sulmit.
Zyra për hetime e Filipineve (NBI), ka njoftuar se hetuesit amerikane kishin kërkuar ndihmë nga ata që ta gjejnë Danleyn.
“Danley kishte mbërritur në Filipine gjatë muajit të kaluar dhe pas disa ditëve që kishte arritur, i janë transferuar në llogari një shumë prej 100 mijë dollarë të cilat ia kishte dërguar Stephen”, ka deklaruar zëdhënësi i shërbimit sekret filipinas.
Ai ka thënë se FBI e konsideron Danley si një “person më interes”, dhe jo patjetër si të dyshuar.
Sipas Marilou Danley 62-vjeçe, ajo është shtetase e Australisë. Ajo kishte emigruar në SHBA kur ishte 20-vjeçare, duke shpresuar se do të fitoj nëpër kazinotë.
Stephen Paddock tri ditë më parë, kishte vrarë 59 persona dhe kishte plagosur qindra tjerë në festivalin e muzikës country, që po mbahej afër hotelit nga ku kishte qëlluar me pushkë të ndryshme automatike.
Policia ishte futur në dhomën e tij të hotelit në katin e 32-të dhe ka konfirmuar se ai kishte kryer vetëvrasje. Ata ende nuk janë duke hetuar rastin dhe motivin që mund ta ketë detyruar të kryej maskrën në Las Vegas. /Telegrafi/
EXCLUSIVE: Marilou Danley, girlfriend of the Las Vegas gunman, arrived at Los Angeles International Airport. More: https://t.co/LObba2CM6i pic.twitter.com/mpqNMKNqEJ
— NBC News (@NBCNews) October 4, 2017