Telegrafi

Arrijnë në Zaporizhzhia të evakuarit e parë nga fabrika e çelikut Azovstal

Njerëzit që arrijnë në një qendër regjistrimi në Zaporizhzhia duket se kanë emocione të përziera: disa duken shpresëdhënës, ndërsa të tjerë duken të shkatërruar nga ajo që po ndodh në fabrikën e çelikut në Azovstal të Mariupolit.

Qyteti juglindor i Ukrainës po përdoret si një qendër strehimi për shumë njerëz që janë zhvendosur brenda vendit, pasi ka qenë relativisht i sigurt deri më tani, raporton skynews.

Të evakuuarit e parë nga rrënojat e fabrikës së çelikut, Azovstal të Mariupolit kanë arritur sot në Zaporizhzhia, pasi një korridor humanitar u hap pas disa ditësh përpjekjesh të pafrytshme.

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bashkërenduan evakuimin së bashku me Ukrainën dhe Rusinë.

Ndryshe, Rusia pas evakuimit të civilëve ka vazhduar bombardimet duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/