Telegrafi

Arrijnë në seancë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit në Ferizaj

Foto: Arkiv

Në sallën ku pritet të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj për rastin e tashmë së ndjerës, Marigona Osmani kanë arritur të akuzuarit për dhunim dhe vrasje, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Ndërkaq, pritet të fillojë seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Sipas, aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Krivaqa dhe Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Kurse, më 23 gusht 2022, është raportuar se mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës. /Telegrafi/