Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka vendosur t’i hapë kufijtë dhe t’i mbajë hapur për azilkërkuesit sirianë që nisen për në Evropë, ndërsa gjatë ditës së sotme arritën 18 mijë refugjatët e parë, që e kaluan kufirin Grek pas dy ditë përleshjesh me rojat kufitare.
“Çfarë kemi bërë dje, i kemi hapur dyert. Kështu do t’i mbajmë, sepse Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet”, ka thënë Erdogan në Stamboll, në paraqitjen e parë pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në Siri, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësi turk tha gjithashtu se 18 mijë refugjatë janë mbledhur në kufijtë turq me Evropën, që nga dita e djeshme, duke shtuar se gjatë ditës së sotme numri mund të arrijë deri në 30 mijë.
Refugjatët e zhvilluan sulme të ndryshme ndaj rojave, duke hapur vrima të ndryshme në rrethojat kufitare dhe tentonin që të kalonin, por ktheheshin prapa nga gazi lotsjellës dhe granatave të vogla që përhapin shkëndija.
Masa e ndërmarrë nga Greqia, është konsideruar si veprim i qëllimshëm për t’i bërë presion shteteve evropiane. Por, gjendja ndryshoi pas vrasjes së ushtarëve turq nga forcat siriane.
Gjatë fjalimit të tij, Erdogan vuri sërish në shprehje se nuk do t’i mbyllë kufijtë, ndërsa insistoi se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet. /Telegrafi/