Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje verbale me Ousmane Dembelen, sipas asaj që raporton Foot Mercato.
Sulmues francez ka kërkuar kontratë të përmirësuar te Barcelona dhe kjo shkaktoi rrëmujë në rinovimin e saj.
Blaugranasit refuzuan kërkesat e tij dhe i bënë me dije se nuk do të luante deri në përfundim të marrëveshjes aktuale, e cila skadon në qershor të këtij viti.
Mediumi francez bën të ditur se PSG tashmë ka marrëveshje verbale me lojtarin dhe pritet që shumë shpejtë të bëhet zyrtare.
Në anën tjetër, Barcelona ta shesë atë këtë muaj dhe nuk dëshiron ta lëshojë si lojtar të lirë.
https://twitter.com/hadrien_grenier/status/1487864856061648896
Së paku 20 milionë euro duhet paguar për kartonin e tij, derisa në garë për janë edhe Manchester United dhe Chelsea.
Por, PSG besohet se po i prinë garës dhe mundet shumë shpejtë të finalizojë operacionin. /Telegrafi/