Telegrafi

Arrihet marrëveshje totale, Charles de Ketelaere do t’i bashkohet Atalantës

Charles de Ketelaere do të largohet nga Milani pas vetëm një viti qëndrim në San Siro.

Mesfushori i talentuar belg megjithatë do të mbetet në Serie A, por karrierën do ta vazhdoj te skuadra tjetër italiane Atalanta.

Tanimë dy skuadrat Milan dhe Atalanta kanë arritur marrëveshje totale për huazimin e belgut në Bergamo për një edicion.

Lexo po ashtu Huazim me opsion shitje të përhershme, Milani po e largon Charles de Ketelaeren

Mediat italiane kanë publikuar edhe marrëveshjen totale të dy klubeve, ku Atalanta do ta ketë edhe opsionin e blerjes së kartonit të de Ketelaeres në fund të sezonit.

Atalanta do të paguajë tre milionë euro te Milan për huazimi dhe do të rezervojë të drejtën për ta blerë mesfushorin për 23 milionë euro në fund të sezonit, plus katër milionë bonuse.

Milani nuk do të ketë opsion të riblerjes së belgut, megjithatë ka ruajtur 10 për qind në raste se Atalanta do ta shesë atë në të ardhmen.

Lojtari pritet të martën t’i kryej vizitat mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i ri i Atalantës. /Telegrafi/