Është konfirmuar marrëveshja mes Milanit dhe Brescias për transferimin e Sandro Tonalit.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, akordi mes të dyja klubeve italiane është arritur tashmë për lojtarin.
Kushte personale mes lojtarit dhe Rossonerëve janë arritur, derisa marrëveshja do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të edicionit.
Milani do t’i paguajë dhjetë milionë euro për huazimin e mesfushorit, ndërsa në fund të sezonit 2020/21 do paguajnë edhe 20 milionë të tjerë.
Në garë për lojtarin ishte edhe Interi, mirëpo rivali i tyre lokal u tregua më i shpejtë dhe po e kompleton transferimin e lojtarit. /Telegrafi/
Sandro Tonali to AC Milan, confirmed and it’s a done deal: here we go! Agreement reached for a loan with buy option from Brescia. Personal terms agreed today. Inter are out of the race after having an agreement with Tonali since April. 🔴⚫️ @SkySport @DiMarzio @PeppeDiSte #Milan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2020