Aktorët e shumëpëlqyer të humorit, Stupcat, do të jenë pjesë e hit-serialit “O Sa Mirë”.
Seria e popullarizuar komike vazhdon të sjellë risi nga më të veçantat për ndjekësit e vet dhe një ndër to është edhe përfshirja e Stupcave në këtë serial.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja që pjesë e komedisë televizive të jenë yjet e mirënjohur të humorit.
Nuk ka dyshim se fansat mezi e presin një kombinim të yjeve të “O Sa Mirë” me Stupcat që do të rezultojë fantastik.
Telegrafi më herët kishte siguruar disa fotografi, në të cilat shfaqeshin Vedat Bajrami dhe Osman Azemi duke biseduar me producentin e hit-komedisë shqiptare, Fisnik Vejsa. /Telegrafi/