Telegrafi

Arrihet marrëveshja për hapjen e korridoreve, për evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas nga Azovstali

Forcat ruse që kanë bllokuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, do të lejojnë evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe transportimin e tyre deri në spitalin e Novoazovsk.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se është arritur marrëveshja që ky evakuim të kryhet gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ushtria ruse pretendon se ka ndërprerë të gjitha luftimet për të mundësuar evakuimin humanitar.

Lexo po ashtu Rusia ka humbur ndoshta një të tretën e forcave me të cilat filloi agresionin në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar

Novoazovsk është qytet i vogël që gjendet 40 kilometra në lindje të Mariupolit, që është nën kontrollin e forcave separatiste pro-ruse nga Donetsku.

Ushtarët e evakuuar fillimisht do të qëndrojnë “në paraburgim” në Donetsk. Kurse Azovstali është “streha” e fundit e ushtrisë ukrainase në Mariupol, ku po zhvillohen disa prej luftimeve më të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Fabrika gjigante ka rrjet të madh të tuneleve nëntokësore ku ushtarët ukrainas kanë gjetur strehë. /Telegrafi/