Memphis Depay është pranë kalimit te Barcelona, pasi klubi spanjoll ka arritur marrëveshje për çmimin me Olympique Lyon.
De Telegraaf raporton se klubi francez e ka pajtuar ofertën prej 25 milionë eurosh, si dhe pesë milionë te tjera që do të paguhen në verën e ardhshme. Po ashtu, një shumë prej dy milionë eurosh është përfshirë edhe në formë bonusesh.
Ronald Koeman e ka bërë Depayn shënjestrën kryesore për përmirësimin e fazës së sulmit, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
26-vjeçari ka qenë sulmuesi kryesor i trajnerit holandez te kombëtarja, ashtu që ai e konsideron si partner ideal të Lionel Messit edhe në Camp Nou.
Njëherësh, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, futbollisti ka arritur edhe marrëveshje personale me Blaugranët, ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/
Barcelona will end up signing Depay – final fee €30m [add ons included as per @MikeVerweij]. The first official bid will be accepted by OL. Personal terms already agreed days ago. #MUFC never been interested in matching the bid. Koeman spoke with Memphis last week. 🚨 #FCB https://t.co/iLtcHGhPrM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2020