Telegrafi

Arrihet marrëveshja në parim mes Wijnaldum dhe Barcelonës

Barcelona është duket e kompletuar transferimin e Georginio Wijnaldumit.

Mesfushori holandez po largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata në qershor.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Wijnaldum ka arritur marrëveshje në parim me Barcelonën.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me katalunasit, duke qëndruar kështu deri në qershor të vitit 2024.

Ishte në dyshime transferimi i tij në Camp Nou, mirëpo Ronald Koeman duket se ka vendosur të ribashkohet me të.

Barcelona është duke punuar në marrëveshjen për të ulur pagën e lojtarit, në mënyrë që të kompletohet transferimi. /Telegrafi/

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1397488431446511620