Interesimi i Chelseat për Antonio Rudigerin duket se ka ardhur në fazën finale.
Sipas Sky Sport, Blutë kanë arritur marrëveshje me Romën dhe tani kanë mbetur vetëm disa detaje.
Çmimi i transferimit besohet se është 39 milionë euro.
Gjermani ishte dëshira e madhe e trajnerit Antonio Conte, pasi italiani e shikonte atë si vendimtar për mbrojtjen e titullit.
Në mesin e skuadrave të interesuara për qendër mbrojtësin ishin Interi dhe Arsenali. /Telegrafi/