Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Chelseat për Kepan

Kepa Arrizabalaga po i bashkohet Real Madridit në formë huazimi pa detyrim blerjeje, raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, portieri spanjoll, tashmë ka arritur marrëveshje me Los Blancos, ndërsa e njëjta gjë është realizuar edhe me Chelsean.

“Kepa te Real Madridi, ja ku shkojmë! Marrëveshja e huazimit është rënë dakord verbalisht mes Realit dhe Chelseat, pa detyrim/lëvizje të përhershme për portierin spanjoll”, raporton Romano.

Lexo po ashtu Çfarë do të ndodhë nëse Mbappe transferohet te Real Madrid?

“Kepa i tha menjëherë po Realit pas bisedimeve me Bayernin gjatë 3/4 ditëve të fundit”.

“Ai tashmë i tha lamtumirë klubit, gati për të udhëtuar për në Spanjë”, ka shtuar më tej gazetari italian.

Spanjolli do të zëvendësojë Thibaut Courtoisin që pësoi lëndim në ligamente në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushe për pjesën më të madhe të sezonit. /Telegrafi/