Kepa Arrizabalaga po i bashkohet Real Madridit në formë huazimi pa detyrim blerjeje, raporton Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të transferimeve, portieri spanjoll, tashmë ka arritur marrëveshje me Los Blancos, ndërsa e njëjta gjë është realizuar edhe me Chelsean.
“Kepa te Real Madridi, ja ku shkojmë! Marrëveshja e huazimit është rënë dakord verbalisht mes Realit dhe Chelseat, pa detyrim/lëvizje të përhershme për portierin spanjoll”, raporton Romano.
“Kepa i tha menjëherë po Realit pas bisedimeve me Bayernin gjatë 3/4 ditëve të fundit”.
“Ai tashmë i tha lamtumirë klubit, gati për të udhëtuar për në Spanjë”, ka shtuar më tej gazetari italian.
Spanjolli do të zëvendësojë Thibaut Courtoisin që pësoi lëndim në ligamente në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushe për pjesën më të madhe të sezonit. /Telegrafi/
Kepa to Real Madrid, here we go! Loan deal verbally agreed between Real and Chelsea, no obligation/permanent move for Spanish GK 🚨⚪️ #RealMadrid
Kepa immediately said yes to Real after talks with Bayern over the last 3/4 days.
He already said goodbye, ready to travel. pic.twitter.com/i6y7mk8nma
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2023