Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Roma e fiton garën për Kluivertin

Sensacion i kampionatit holandez

Roma ka fituar garën për të nënshkruar me super talentin holandez Justin Kluivert.

Pas shumë negociatave mes Romës dhe Ajaxit më në fund është arritur marrëveshja mes dy klubeve.

Roma është pajtuar të paguajë 15 milionë euro menjëherë te Ajaxi si dhe pesë të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë Ajaxi do ta mbajë 10% të kartonit të lojtarit ku në rast shitje nga Roma përfiton klubi holandez.

Në anën tjetër marrëveshja mes klubit dhe lojtarit ishte arritur kohë më parë.

(Foto: Getty Images)

Kluivert do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare ku paga e tij do të filloj nga 1,5 milionë euro në vit dhe do të ketë rritje pas çdo sezoni.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë 72 orëve të ardhshme.

Në garë për lojtarin ishin edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Barcelona, Manchester United, Arsenal, Borussia Dortmund e Liverpool.

19-vjeçari këtë edicion me Ajaxin ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime me fanellën e Ajaxit. /Telegrafi/