Juventusi ka gjetur portierin e së ardhmes.
Kampionët e Italisë pasi janë ndarë me legjendën e tyre Gianluiggi Buffon kanë qenë në kërkim të një portieri.
Polaku Wojciech Szczesny pritet të jetë portieri i parë i Juventusit për edicionin e ardhshëm.
Por tani Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e Mattia Perin.
Mediat italiane kanë raportuar se dy skuadrat Juventus dhe Genoa kanë mbyllur me sukses bisedimet që kanë pasur për portierin e talentuar.
Kampioni italian është pajtuar që të paguajë një shumë prej 15 milionë eurove për transferimin e Perinit në Torino.
Perin pritet të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në Serie A me Genoan ku në 12 prej tyre e ka mbajtur portën e pa prekur. /Telegrafi/