Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Milani siguron shërbimet e mesfushorit Meite

Milani është skuadra më e mirë deri më tani në Serie A, ku pas 17 xhirove mbajnë vendin e parë me 40 pikë.

Por për të ndjekur titullin, trajneri Stefano Pioli ka kërkuar përforcime nga klubi dhe duket se drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën.

Transferimi i parë te Milani pritet të jetë mesfushori francez, Soualiho Meite nga Torino.

26-vjeçari që luan si mesfushor defensivë ka pranuar t’i bashkohet Milanit pasi e sheh si një hap të madh në karrierë.

Drejtuesit e dy klubeve kanë arritur marrëveshje për huazimin e Meites për gjashtë muaj.

Pas përfundimit të sezonit Milani ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 10 milionë euro.

Sky Sport Italia ka raportuar se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Meite këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje me Torinon ku ka realizuar një gol dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version