Barcelona ka arritur marrëveshje me Real Betisin për transferimin e Junior Firpos.
Mbrojtësi i majtë ka qenë dëshirë e madhe e trajnerit Ernesto Valverde si zëvendësues i Jordi Albas.
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja spanjolle ‘Sport’, dy klubet tanimë kanë arritur një marrëveshje për çmimin e futbollistit.
Barcelona do të paguajë 27.5 milionë euro si dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh për Firpon.
Reprezentuesi spanjoll ishte i lidhur edhe me Manchester Unitedin, por dëshira e tij e madhe ishte të transferohej në Barcelonë.
21-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me kampionët në fuqi të Spanjës.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, ku pritet që Firpo t’i bashkohet skuadrës. /Telegrafi/