Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe Milanit për Pierre Kalulu

Juventusi dhe Milani kanë arritur marrëveshje përfundimtare për qendërmbrojtësin francez Pierre Kalulu.

Zonja e Vjetër prej ditësh ishte në negociata me Milanin, pasi tanimë kishin marrë ‘Po’ nga futbollisti për një transferim në Allianz Stadium.

Gazetari italian Fabrizio Romano ka zbuluar edhe detajet e këtij operacioni me francezin që do t’i bashkohet Juventusit si huazim me opsion blerje.

“Marrëveshja u arrit pas shumë bisedimeve. Tarifa e kredisë do të jetë 3/4 milionë euro huazim plus 14 milionë me opsionin blerje, por jo e detyrueshme”.

“Do të jenë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Milani do ta mbajë 10 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme”, ka konfirmuar Romano.

Lexo po ashtu Milani lë jashtë projektit Kalulun dhe dy yje tjerë

Marrëveshja tanimë është arritur dhe lojtari sot do të udhëtoj drejt Torinos për të kryer testet mjekësore dhe pastaj për ta finalizuar huazimin te Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version