Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Arturo Vidalit

Raportohet se Interi ka arritur marrëveshje me Arturo Vidalin, me këtë të fundit që po punon që të ndërpres kontratën me Barcelonën.

Përfaqësuesit e kilianit janë duke tentuar që të gjejnë një marrëveshje të dyanshme për të përfunduar kontratën me katalunasit.

Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Vidal thuhet se ka arritur marrëveshje me Nerazzurët për një kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit tjetër.

Gazeta italiane bën të ditur se lojtari do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon te Interi, derisa Antonio Conte shpreson që lojtari të jetë i gatshëm për stërvitje nga 7 shtatori.

Skuadra italiane është e gatshme të paguajë edhe për transferimin e Vidalit, në rast se nuk arrihet marrëveshja me Barcelonën për shkëputje të kontratës. /Telegrafi/