Telegrafi

Arrihet marrëveshja: Ivan Rakitic po kalon te Sevilla

Ivan Rakitic pritet të jetë lojtari më i ri i Sevillës.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, marrëveshja mes Barcelonës dhe Sevillës është arritur.

Po ashtu edhe Rakitic është pajtuar me kushtet personale të ofruara, derisa është duke i kompletuar testet mjekësore.

Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga La Liga, aty ku kishte luajtur edhe në të kaluarën.

Për këtë transferim besohet se do të paguhen rreth dhjetë milionë euro, derisa prezantimi pritet të ndodhë në orët në vazhdim. /Telegrafi/