Matteo Politano do ta ketë të hënën testet mjekësore me Napolin, pasi u arrit marrëveshja me Interin, si huazim për 2.5 milion me detyrim blerje për 19 milionë euro.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, detajet e fundit të marrëveshjes u zgjidhën sot (e shtunë) dhe Politano do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme mjekësore të hënën.
Ai tashmë kishte testet mjekësore javën e kaluar me Romën, natyrisht, por shkëmbimi me Leonardo Spinazzola u anulua nga Interi.
Napoli besohet se do t’i paguaj menjëherë 2.5 milion euro Interit për një periudhë huazimi prej 18 muajve.
https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1221094031993630720
Pas huazimit ekziston detyrimi i blerjes për 19 milionë euro tjera në korrik të 2021, së bashku me dy milion euro tjera si bonuse të mundshme.
Politano nuk u pajtua me formacionin 3-5-2 të Antonio Conte dhe nuk kishte hapësira, por do të jetë një shtesë e vlefshme në formacionin 4-3-3 të Gennaro Gattusos. /Telegrafi/
https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1221092855805988865