Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka vazhduar bashkëpunimin me Napolin.
Hysaj kishte një pagë modeste prej 600 mijë eurove në vit, ndërsa ai me kontratën e re ka dyfishuar atë.
Siç ka raportuar e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, Hysaj do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2021.
paga e re e Hysajt te Napoli do të jetë 1,4 milionë euro në vit, apo 800 mijë më shumë se që fitoi vitin e kaluar.
Kësisoj skuadrat si Arsenal apo Barcelona do të shikojnë alternativa tjera për krahun e djathtë të mbrojtjes. /Telegrafi/