Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja e armëpushimit dhe hapjes së korridoreve humanitare në dy qytetet ukrainase

Më herët ishte raportuar për një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në dy qytetet në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha, që e kishin konfirmuar zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes – ndërsa tani për një armëpushim është pajtuar edhe pala ukrainase.

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar nga i pari i rajonit të Donetskut, Pavlo Kirilenko, i cili tha se nga ora 9 do të fillojë armëpushimi.

Madje ka specifikuar se administrata e tij po punon në atë drejtim, që të koordinoj planet për evakuimin e civilëve.

Megjithatë mbetet të shihet nëse pala ruse do të respektoj plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, duke marrë parasysh se edhe gjatë raundit të parë të bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse përgjatë kufirit me Bjellorusinë, Rusia ishte zotuar se nuk do të sulmojnë – por kishte ndodhur e kundërta, kishin forcuar sulmet ajrore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version