Barcelona duket se ka gjetur zëvendësimin e brazilianit Neymar.
Ylli francez, Ousmane Dembele do të jetë pasuesi i brazilianit tek gjiganti katalunas Barcelona.
E përditshmja franceze L’Equipe ka publikuar edhe marrëveshjen e arritur mes Barcelonës dhe Dortmundit.
Nën kampionët e Spanjës kanë pranuar të paguajnë 150 milionë euro që ta transferojnë Dembelen në ‘Camp Nou’.
Francezi i talentuar ishte rebeluar me klubin dhe kishte bojkotuar stërvitjet duke kërkuar me ngulm largimin nga klubi gjerman.
Kësisoj Barcelona do të paguajë afër 10 herë më shumë për Dembelen se që kishte paguar Dortmund një vit më parë kur e transferoi nga Rennes. /Telegrafi/