Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Danilo i Cityt

Manchester City e ka gjetur zgjidhjen për krahun djathtë të mbrojtjes pasi nuk arritën të nënshkruajnë me Dani Alvesin.

Braziliani iu bashkua gjiganti francez Paris Saint Germain edhe pse pritej t’i bashkohet Cityt.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola u kërkoi drejtuesve Danilon e Realit të Madridit dhe “Marca” raporton se marrëveshja mes palëve është arritur.

Anglezët do të paguajnë 30 milionë euro dhe pesë milionë të tjera bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Për shërbimet e brazilianit u interesuan më parë edhe Chelsea e Juventus por ofertat e tyre ishin të ulëta.

Danilo pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Cityn, ndërkohë që për Realin e Madridit ky ishte largimi i pestë, pasi kanë ikur deri më tani James Rodriguez, Pepe, Coentrao dhe Morata. /Telegrafi/