Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Bonucci rikthehet te Juventusi – Higuain te Milani?

Raportohet se Milani dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje që e sheh Leonardo Bonuccin të rikthyer në Torino, kurse Mattia Caldara kalon te Milani, ashtu sikurse Gonzalo Higuai i cili do të lëvizë në formë huazimi.

Bonucci ka kërkuar me ngulm rikthimin në Torino vetëm 12 muaj pasi u largua për t’u bashkuar me Rossonerët.

Juventusi nuk ka dashur ta përfshijë në këtë marrëveshje talentin Mattia Caldara, por Bianconerët duket se kanë lëshuar pe.

Sky Sport Italia raporton se është gjetur tashmë marrëveshja në parim nga dy skuadrat për atë që do të jetë një shkëmbim mes dy skuadrave.

Leonardo Bonucci (Getty Images)

Marrëveshja ende nuk është arritur përfundimisht, por klubet kanë arritur që të pajtohen për vlerën e lojtarëve që i kanë përfshirë në këtë tratatië.

Gonzalo Higuain do të kalojë si huazi për 15 milionë euro te Rossonerët, edh pse nuk dihet nëse do të ketë opsionin e blerjes obligative nga Milani.

Një tjetër bllokadë mund të jetë paga e El Pipitas, pasi që ai nuk dëshiron të largohet nga Juventusi dhe nuk dëshiron që të ketë zbritje të pagës.

Nuk besohet se Juventusi do të pranojë të paguajë pagën e tij edhe pse do të jetë në fanellën e Milanit, kështu që Rossonerët duhet të paguajnë 7.5 milionë euro në sezon.

Në lojë është edhe Chelsea që ka një takim të caktuar me Juventusin të hënën për Higuainin. /Telegrafi/

Exit mobile version