Site icon Telegrafi

I arrestuari tenton të vetëvritet në qeli, e shpëton polici

Një 27-vjeçar ka tentuar të vrasë veten brenda qelive të komisariatit të Policisë së Korçës, por është pikasur në kohë nga një efektiv dhe është shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 13:05, sipas policisë lokale. Personi në fjalë ishte arrestuar një ditë më parë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas Policisë ai ka tentuar të varë veten me batanije, por është shpëtuar falë ndërhyrjes së punonjësit të shërbimit. Aktualisht, shtetasi i identifikuar si A.M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.

Të enjten, 27-vjeçarit iu gjetën në makinën e tij 4 persona. Fillimisht ai arriti t’i ikë postbllokut të Policisë, në dalje të Pogradecit, duke u drejtuar për nga Tirana. Por pas ndjekjes nga Policia, ai u ndalua në fshatin Piskupat, për shkak edhe se ky aks ishte i bllokuar sepse po zhvillohej një etapë e Kupës së Shqipërisë në çiklizëm. Në momentin që i është afruar Policia, ai e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por pas disa minutash është prangosur. /A2 CNN/

Exit mobile version