Site icon Telegrafi

Arrestohet zyrtari i AKP-së për marrje të ryshfetit

Është arrestuar nga policia e Kosovës një zyrtar i AKP-së, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.

“I njëjti dyshohet se ka kërkuar mito nga ankuesi për te shlyer një obligim tatimor për patundshmërinë e cila është privatizuar nga AKP-ja”, thotë policia.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit kompetent është ndaluar nga Policia dhe është dërguar në Qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme.

Exit mobile version