Site icon Telegrafi

Arrestohet zyrtari i AKP-së për marrje ryshfeti dhe keqpërdorimit të detyrës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar punonjës në Agjencionin Kosovar të Privatizimit për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit.

I arrestuari është F.H 44 vjeqar, ndërkaq arrestimi i tij është bërë sot pas një operacioni policor në rajonin e Ferizajt.

Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore./Telegrafi/

Exit mobile version