Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.
A2 CNN mëson se kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë të bashkive të PS-së si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit. /Telegrafi/