Telegrafi

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena është arrestuar nga policia me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

A2 CNN njofton  se arrestimi i avokatit ka ardhur për shkak të një çështje mbrojtur prej tij, ku në përgjimet telefonike të SPAK, Lena i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.

Për shumën në fjalë, SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion pasiv mbi avokatin.