Telegrafi

Arrestohet udhëtari që me kutërbimin e këmbëve shkaktoi tollovi në autobus

Udhëtari i paemëruar që po udhëtonte për në New Delhi të Indisë, është nxehur shumë dhe i ka hequr këpucët.

Kutërbimi që kanë lëshuar shputat e tij të këmbëve, kanë bërë që pasagjerët t’i vërsulen, duke i kërkuar t’i mbathte sërish, por ai ka refuzuar, transmeton Telegrafi.

Zonë nga qyteti ku ndodhi rasti

Për pasojë, në autobus është bërë tollovi dhe ka nisur një zënkë ku u përfshinë disa persona.

Shoferi e ka ndalur autobusin pranë një makine me policë, të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin për shkaktimin e mosmarrëveshjeve.

Mësohet se pas qëndrimit në arrest për një ditë, atë e kanë lëshuar me kusht. ndërsa pritet që së shpejti të paraqitet në gjykatë. /Telegrafi/