Udhëtari i paemëruar që po udhëtonte për në New Delhi të Indisë, është nxehur shumë dhe i ka hequr këpucët.
Kutërbimi që kanë lëshuar shputat e tij të këmbëve, kanë bërë që pasagjerët t’i vërsulen, duke i kërkuar t’i mbathte sërish, por ai ka refuzuar, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, në autobus është bërë tollovi dhe ka nisur një zënkë ku u përfshinë disa persona.
Shoferi e ka ndalur autobusin pranë një makine me policë, të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin për shkaktimin e mosmarrëveshjeve.
Mësohet se pas qëndrimit në arrest për një ditë, atë e kanë lëshuar me kusht. ndërsa pritet që së shpejti të paraqitet në gjykatë. /Telegrafi/