Site icon Telegrafi

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, në veturë i gjenden katër granata dore

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi të njëjtit i janë gjetur katër granata dore.

Rasti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, të premten në ora 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version