Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:19, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore”, thuhet në raport.
Si pasojë e aksidentit në raport thuhet se lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri prej këmbësorëve, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar këmbësori tjetër i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi.
Ndërsa, i dyshuari sipas raportit ka kërkuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/