Telegrafi

Arrestohet shitësi i drogës në Pejë

Njësitet e stacionit policor në Pejë, me datën 12.05.2019 rreth orës 20:35, në Rr. “Lekë Dukagjini” në Pejë, kanë vepruar menjëherë bazuar në informata se një person është duke shitur substancë narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër (64) paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe 2 (dy) radiolidhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme. /Telegrafi/