Telegrafi

Arrestohet rrëmbyesi i një femre në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, shtetas të huaj i cili ka rrëmbyer një femër poashtu shtetase të huaj.

“Lidhur me rastin me datën 05.08.2019 nga njësitë relevante të policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i huaj i cili kishte mbajtur pa dëshirën e saj viktimën femër shtetase e huaj”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë. /Telegrafi/