Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një farmaciste, e cila është edhe pronarja e një barnatoreje në Prizren, pasi s’ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të barnave.
Sipas policisë, barnat medicinale të cilat ishin pa dëshmi për origjinën janë sekuestruar nga Inspektorati Framaceutik.
“Bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, më 05.07.2023, së bashku me Inspektoratin Farmaceutik është kryer edhe inspektimi në ketë barnatore. Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasise të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Bëhet e ditur se me rekomandim të prokurorit kompetent, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/