Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili nuk kishte deklaruar prejardhjen e parave që posedonte.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur një shumë të hollash të pa deklaruara, për të cilat nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte. /Telegrafi/